BallinaPolitikeSalinjit nuk i trembet syri nga ‘hetuesit’, ia thotë troç: Kam “arrestuar”...

Salinjit nuk i trembet syri nga ‘hetuesit’, ia thotë troç: Kam “arrestuar” policë, PD është…

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka marrë pjesë mbrëmjen e sotme në show-n “E Diellë”, në Top Channel.

Teksa është përballur me ‘hetuesit’ e “E Diell”, duket se Salianjit nuk i është trembur syri nga pyetjet me ‘spec’ të vajzave.

Në këtë përballje ‘live’ Salianji tregoi se jo vetëm që nuk është arrestuar asnjëherë, por me shaka thotë se “mund të ketë arrestuar ai police”.

Për ish-deputetin demokrat, PD është në formën e saj më të mirë dhe gati për të marrë diçka.

Ish-deputeti Salianji nuk ka lënë pa treguar edhe momentet e para të hyrjes në politikë. Ai rrëfen se ka përdorur edhe sharje, por që shpejt e ka kuptuar që kanë qenë pjesë e lojës.

Pjesë nga intervista:

Para se të bëheshe deputet je arrestuar ndonjëherë nga policia?

Salianji: Unë mendoj se kam arrestuar unë policë (qesh). Në ndonjë rast edhe po, por jo arrest, ndalim mbase.

Si ju duket gjendja që është katandisur PD tani?

Salianji: Nuk më duket se është katandisur, por është kandisur. Gati për të marrë diçka, është në një formë bukurie tani.

Si ke reaguar kur të kanë sharë publikisht nëpër komente?

Salianji: Në vitet e para kur kam hyrë në hapësirën publike kam sharë nga ropt, nga çfarë kam mundur, por pastaj e kam parë që është pjesë e lojës dhe tani nuk më thotë asgjë.

Varfëria dhe politika rrinë bashkë?

Salianji: Varfëria dhe politika është një klishe që përpiqen ta ngrenë kryesisht të majtët. Jo! Nuk rrinë dot bashkë. Gënjejnë kush bën gjasme se është i varfër kur është në politikë. Jo nuk rrinë dot bashkë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular