BallinaAktualitetBerisha zbulon çfarë i ka thënë Bashës për nisjen e protestave

Berisha zbulon çfarë i ka thënë Bashës për nisjen e protestave

Ish-kryeministri Sali Berisha është për rikthimin sa më shpejt të protestave të opozitës. Sipas tij, protesta është e vetmja gjuhë me të cilën mund të flitet me këtë qeveri.

“Jam i sigurt që opozita do t’u kthehet protestave. Po të më pyesësh mua që nesër, por varet si i përllogarisin. Kur më pyet Basha vetëm këto fjalë i them.

Nuk kam dy palë fjalë, një për publikun dhe një për kryetarin e PD-së. Unë një qëndrim kam. Në opinionin tim çdo ditë që qytetarët nuk dalin në protestë është një mungesë e madhe.

Protesta dhe vetëm protesta është gjuhë me të cilën mund të flitet me narkoshtetin dhe bosët e tij. Unë jam për protestë permanente derisa, në kuptimin figurativ, Rama me gjithë pushtetin e tij të përfundojë në Lanë.

Çdo ditë që shtyhen zgjedhjet është një faturë e tmerrshme për shqiptarët, duhet të zhvillohen një orë e më parë” – tha Berisha në RTV Ora.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular