BallinaPolitikeBylykbashi: Referendumin e vrau mazhoranca e vitit 2000. Ja se si

Bylykbashi: Referendumin e vrau mazhoranca e vitit 2000. Ja se si

I ftuar në studio me gazetaren Mirela Milori mbrëmjen e sotme ish-deputeti demokrat dhe juristi, Oerd Bylykbashi sqaroi se ka një pengesë që vështirëson zhvillimin e një referendumi ashtu si e kërkon Presidenti i Republikës.

Sipas Bylykbashit, Kodi Zgjedhor i vitit 2000, u hartua me qëllimin për ti hequr popullit të drejtën e referendumit, dhe se megjithë vullnetin e Partisë Demokratike për ta ndryshuar në 2008, PS refuzoi ndryshimin e Kodit Zgjedhor.

Gjithashtu Bylykbashi tha se nga ana procedurale është gati e pamundur zhvillimi i një referendumi për shkak të kohës së shkurtër.

‘Për të zhvilluar referendumin kanë të drejtën ta kërkojnë 50 mijë shtetasve drejtuar presidentit të republikës, Qeveria ose Parlamenti, por gjithmonë është kompetencë e Presidentit të dekretojë datën për referendum.

Për fat të keq në vitin 2000’ mazhoranca socialiste miratoi me 3/5 e votave Kodin Zgjedhor i cili u hartua për të vrarë referendumin.

Ne nuk kemi ligj të veçantë për referendumin.  Ne e kemi të përfshirë në Kodin Zgjedhor. Kodi Zgjdhor i asaj kohe në mënyrë të veçantë rregullonte dhe referendumet. Këto dispozita u ripërsëritën pa ndryshuar asgjë. Në vitin 2008 kodi i 2003 u shfuqizua i tëri.

Partia socialiste në opozitë refuzoi që të rishikoheshin dispozitat për referendumet si një faktor bllokues i të drejtës së referendumit me arsyetimin se nuk kishim kohë etj etj..gjithsesi u la që të mbeteshin në kodin e shfuqizuar të vitit 2003, në mënyrë shumë anomalike, ka një nen në kodin e 2008-ës që mban në fuqi vetëm dispozitat e referendumit të Kodit të 2003-it.

Po çfarë ndodh?

Kushtetuta ja jep, ligji ja merr. Së pari një kërkesë për referendum duhet të paraqitet në periudhën nga 1 Janar deri në 30 nëntor të një viti të caktuar. Pa asnjë shpjegim, po ky ligj thotë se: Nëse procedura për referendumin nuk i ka kaluar të gjithë procedurat brenda datës 15 mars, referendumi shtyhet për vitin pasardhës. Ndaj dhe Edi Rama do ti shfrytëzojë të gjitha këto për tu hequr shqiptarëve të drejtën e referendumit.

Pra është një ligj i ndërtuar për ti vrarë shqiptarëve të drejtën e referendumit. Nga ana procedurale nuk mund të mbahet referendumi. Kodi i vdekur zgjedhor i vitit 2003 mbahet me një fije nga kodi i 2008-ës’, tha Bylykbashi./Abcnews

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular