Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste i është drejtuar me një kërkesë kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçit përmes së cilës kanë kërkuar të shtohen fakte në Komisionin Hetimor Parlamentar, të ngritur ndaj Presidenti të Republikës, Ilir Meta mbi veprimet e tij mbi zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
Mësohet se nesër në orën 09: 00 do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve, ndërsa pritet që të shqyrtohet kërkesa e deputetëve, e cila konsiston si më poshtë vijon: “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të kryera nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të ushtrimit të kompetencave të tij, lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve në organet e qeverisjes vendore”.
Maxhoranca dhe institucioni i Presidencës janë përplasur sërish mbi ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa të dyja palët, kanë kundërshtuar ashpër njëra tjetrën mbi qëndrimet që kanë mbajtur mbi këtë proces. Më tej, 56 deputetët e grupit parlamentar të Partisë Socialiste kanë renditur argumentet shtesë, ku theksojnë faktin se kreu i shtetit, Ilir Meta, ka emëruar në kundërshtim me Kushtetutën Marsida Xhaferllarin si anëtare të Gjykatës Kushtetuese.
Komisioni Parlamentar ndaj Metës ishte parashikuar të mbyllet me 8 dhjetor, por me këtë “revansh” të ri të ndërmarrë nga ana e maxhorancës ky proces duket se do të zgjasë përtej këtij afati.
Kërkesa e 56 deputetëve, rendit shkeljet për dekretimin e Marsida Xhaferllarit në Kushtetuese:
- 1. është dekretuar një gjyqtar kushtetues në kundërshtim flagrant me kushtetutën dhe ligjin.
- Ne mungese të kompetencës për të emëruar gjyqtarin kushtetues, Presidenti, ne mënyrë të kundërligjshme ka ndërhyrë në një proces kushtetues.
- Presidenti ka ushtruar kompetenca te Këshillit te Emërimit në Drejtesi, duke i veshur vetes atribute te organeve te qeverisjes se sistemit te drejtësisë.
- është cenuar e drejta e subjekteve për te patur një proces të rregullt gjykimi kushtetues, në kushtet kur do të gjykohen nga gjyqtar kushtetues me mandat te paligjshëm.
- është cenuar funksionaliteti i Gjykatës Kushtetuese.
Kërkesë për shtesë në objektin e komisionit hetimor by Anonymous dMtTT2bZ on Scribd