BallinaKryesoreEMRAT/Bardhi: Ja të gjitha rastet kur Edi Rama mbrojti krimin që promovoi...

EMRAT/Bardhi: Ja të gjitha rastet kur Edi Rama mbrojti krimin që promovoi në politikë

spot_img
spot_img

Partia Demokratike ka reaguar sot në lidhje me atë që Edi Rama e çuan paketa Anti-KÇK.

Në një konferencë për mediat, sekretari i Përgjithshëm i PD-së përmendi me emra, personat dhe personazhet e inkriminuar që Edi Rama i ka futur dhe promovuar në politikë.

‘Edi Rama nuk mund ta luftojë krimin, pavarësisht spektaklit me të cilin jep premtimet.

Ai ka dhënë prova se ka marrë në mbrojtje të gjithë bashkëpunëtorët e tij të kapur në flagrancë me krimin, që nga Elvis Rroshi, Saimir Tahiri, Fatmir Xhafa, Vangjush Dako, Mark Frroku, Agim Kajamaku. Ai kishte të gjithë shtetin nën kontroll, në dispozicion për t’i hetuar, por bëri të kundërtën, i mori në mbrojtje, fshehu urdhërarrestin ndërkombëtar për kriminelët që futi në parlament, duke u dhënë atyre imunitet, pengoi  për 3 vjet hetimin për vjedhjen e zgjedhjeve me dosjet 184 dhe 339.

Kuadri ligjor në Shqipëri për të luftuar krimin e organizuar është i plotë dhe madje shumë i fortë.

Qytetarët presin ngritjen e SPAK dhe BKH për ta zbatuar atë. Qytetarët nuk presin që SPAK-un dhe BKH-në, e ngritur me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ta zëvendësojë Edi Rama, Sandër Lleshaj apo Ardi Veliu.

Nën drejtimin e Edi Ramës, Saimir Tahirit, Fatmir Xhafës dhe Sandër Lleshit, Policia e Shtetit është provuar që mbron dhe nuk lufton krimin e organizuar, është provuar që mbron dhe nuk lufton trafikun e drogës, sepse në krye të KÇK është vetë Kryeministri. Ai është kapur në bashkëpunim me krimin e organizuar për të vjedhur vota, ai është kapur me klientët e tij duke vjedhur tendera dhe e koncesione.

E keqja është në krye të Qeverisë mafioze të Shqipërisë. Shqipëria nuk ka kohë për të humbur me nisma propagandistike, që Rama shpall me bujë sa herë Shqipërisë i mbyllet dera e Europës!

Shqipërisë i duhet një qeveri e dalë nga zgjedhjet e lira e të ndershme, që mbështet dhe nuk pengon drejtësinë dhe që ka vullnet të vërtetë për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin!’, tha gjatë ditës së sotme sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular