BallinaAktualitetFesta e çlirimit, delegacion nga Bashkia Elbasan dhe kreu i Komunitetit Malazez...

Festa e çlirimit, delegacion nga Bashkia Elbasan dhe kreu i Komunitetit Malazez vizitë në Bari

spot_img
spot_img

Vizitë e delegacionit të Bashkisë së qytetit të Elbasanit dhe kryetarit të Komunitetit Malazez në Republikën e Shqipërisë në Mal të Zi.

Me rastin e 75-vjetorit të çlirimit të Barit (Tivarit), me ftesë të kryetarit të kësaj bashkie një delegacion i Bashkisë së Elbasanit i kryesuar nga nënkryetari z. Irland Sinaj dhe përgjegjësi i marrëdhënieve me jashtë z. Bledar Alterziu, bashkë me kryetarin e Komunitetit Malazez në RSH z. Marinko Culafic ishin të ftuar për një vizitë dy ditore.

Në ditën e parë, në 23 nëntor ata u pritën nga kryetari i Këshillit Bashkiak i këtij qyteti z. Mico Orlandic dhe morën pjesë në darkën zyrtare të shtruar për t’i uruar mirëseardhjen delegacioneve të ftuara nga bashkitë e disa shteteve ballkanike.

Në date 24 nëntor, kryetarit i Bashkisë së Barit, z. Dusan Raicevic organizoi një pritje zyrtare në ambjentet e bashkisë, ku midis të tjerave i uroi mirëseardhjen delegacionit të bashkisë së Elbasanit dhe krytarit të ZCGA. Nga ana e tij, kreu I delegacionit z. Sinaj e falenderoi për ftesën kryetarin e Bashkisë së Barit dhe ranë dakord për t’i çuar më tej marrëdhëniet midis dy bashkive në kuadrin e integrimit evropian të dy vendeve tona!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular