Bashkia Kamëz ka bërë sot bilancin e 100-ditëve të para të punës me kryebashkiak Rakip Sulin. Në një prezantim të hapur për mediat dhe publikun në ambientet e Pallatit të Kulturës, kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli ka kaluar në filtrin e analizës punën e 100-ditëve të para të administratës që drejton, ku përfshihen projektet me emergjente si dhe është bërë planifikimi i disave investimeve emergjente që pritet të startojnë që në fillim të vitit 2020. Sapo u ul në detyrën e kryebashkiakut, z.Suli u përball me problematika të shumta që kërkonin zgjidhje të menjëhershme të cilave iu dha menjëherë drejtim.
PROBLEMET/Disa nga problemet e ndeshura ishin rrugët e ndërtuara pa infrastrukturën përkatëse si; (kanalizimet, linjat rezervë, ndriçim, trotuare si dhe muret rrethuese), ndërkohë që vetëm në 5-mujorin e 2019 janë tenderuar 1.154.076.436 lekë (9.459.643 euro).
Bashkia kishte dhe detyrime të pashlyera për kontratat të lidhur me UKT, OSHEE,FZHR, detyrime për shpenzime gjyqësore etj. Tjetër problem ishte dhe keqmenaxhimi financiar, planifikimi fiktiv i të ardhurave duke mos marrë parasysh nivelin e mbledhes së të ardhurave. Gjendur në këto kushte, u realizua rishikimi i buxhetit përmes projekt-vendimeve të miratuara në Këshillin Bashkiak si dhe u realizua rishikimi i të ardhurave. Prioritet ishte rritja e të ardhurave përmes mbledhjeve të taksave, në tre mujorin e drejtimit të z.Suli me 6.7%. Një ndër masat prioritare ka qenë dhe marrja e masave për planin urbanistik.
ARRITJET/Bashkia Kamëz nën drejtimin 100-ditor të z.Suli iu vu menjëherë në krye të punëve sa i përket shërbimeve ndaj qytetarëve. Nga ana e Bashkisë nisi puna për përmirësimin e infrastrukturës. E për ta dhënë shembullin duhej që vet institucioni të kishte pamjen e duhur, jo vetëm për tu krijuar kushtet e duhura pune punonjësve, por dhe qytetari kur të trokiste të shihte ndryshimin e prekshëm. U bë rregullimi i zyrave në Bashki dhe ambienteve para. Ndërkohë Policia Bashkia ka nis të plotësohet me strukturen e duhur si dhe sot prezantohet para qytetarëve me uniformën dinjitoze. Bazuar në urdhërin e kryebashkaikut Suli ne 100-ditë e para u bë pastrimi i plotë i kolektorëve Valias i Ri, Frutikulturë, si dhe iu dha prioritet investimit të kanaleve të ujërave të zeza. U ndoq me prioritet absolut asfaltimi me cilësinë e duhur të disa prej rrugëve në Kamëz dhe Paskuqan. Kryebashkaiku Rakip Suli u angazhua duke kërkuar prerë që investimet e parashikuara në infrastrukturë për vitin 2020 të jenë në standartet e duhura. Projekt për vitin 2020 është dhe përmirësimi i rrjetit të kanalizimeve nga Bathore 1 tek Lumi i Tiranës.
Bashkia Kamëz në 100-ditët e para ka punuar për të vendosur sinjalistrikën e duhur dhe të plotë në të gjitha rrugët ne territorin e saj. Pririoritet janë të shumta në territorin e Kamzës por Bashkia mundësoi sigurimin e një grandi nga ambasada e Japonisë për blerjen e një zjarrëfikseje. Duke qenë në prang të nisjes së vitit të ri mësimore, prioritet absolut i kryetarit të bashkisë Kamëz Rakip Suli ka qenë dhe rikonstruksioni i sa më shumë shkollave dhe kopshteve brenda periudhës kohore ku mund të përmendim rikonstukrisonine kopshtit “Nënë Tereza”, “Hillary Clinton”, si dhe do të ndërtohet cardhja në rrugën “Jehona”, ndërtimi i një shkolle, kopshti, cerdheje dhe këndi lojrash në Babrru. Edhe shkollat kanë qenë prioritet ku është mundesuar rikonstruksioni i shkollës “Hillary Clinton”, shkollës “Halit Coka. Do të mundësohet dhe ndërtimi i Urës së re që lidh Babrrunë me Tiranën, rehabilitimi i liqenit artificial të Paskuqanit, si dhe rikonstruksioni i plotë i Qendër së qytetit Kamzës. Ka nisur puna dhe 30 familje në zonën e Paskuqanit së shpejti do të mund të kenë banesa të reja pas rehabilitimit të tyre dhe mbështetjes nga Bashkia Kamëz. 80% e financimit nga Ministria e Financave dhe 20% nga Bashkia Kamëz. Me qëllim komunikimin sa më shumë me qytetarët përveç pritjeve, çdo ditë që kryebashkaiku Suli dhe administrata bën, në dispozicion të tyre së shpejti do të ketë dhe një aplikacion si dhe do te hapet zyra e ADISA me 343 shërbime publike me një ndalesë.
Problematikat më te theksuara në UKK/ Një nga drejtoritë më me probleme në Bashki ka qenë ajo e Ujesjëllës-Kanalizimeve. Përmendim këtu detyrimin ndaj UKT sh.a në vlerën 175 158 217 lekë (1.45 milion euro), detyrimin ndaj OSHEE në vlerën 131 392 420 lekë (1.05 milion euro). Ujësjellësi ishte drejtori, në kundërshtim me VENDIM Nr.63, datë 27.01.2016 (afati, shkurt 2016). Eshte bërë shitje e ujit pa licensë, ka pasur rritje çmimi pa miratim të Entit, faturime për familje që nuk ekzistojnë (të vdekur) dhe emigrant. Janë tjetërsuar të dhënat. Gjendja e mjeteve ka qenë skandaloze UKK funksiononte vetëm me (1 fadromë). Struktura e mbingarkuar. Sipërfaqe e pambuluar me rrjet ujesjellesi është 58%. Janë marrë masat dhe UKK do kaloi nga drejtori në Sh.A. Kemi mundësuar marrjen e abonentëve nga UKT, 5000 dhe tani numri i abonentëve u rrit nga 18 000 në 23 500. Do të eleminohen kontratat dhe faturat fiktivei dhe marrin fund faturimet abuzive. Për rritjen e furnizimit me ujë do të firmosim kontratën për investime me me KFW 10.5 milion euro në shkurt 2020, Faza 1, e cila do të shtrihet në Bathore 1, 4 ,5 në vitin 2020 si dhe firmosjen e një tjetër marrëveshje me KFW 13.2 milion euro, Faza II, e cila do të shtrihet në Fushë-Kamëz dhe Valias në vitin 2021.