BallinaAktualitetPaketa kundër KÇK, një tjetër hap drejt diktaturës

Paketa kundër KÇK, një tjetër hap drejt diktaturës

spot_img
spot_img

Përpos problemeve të mëdha që ka me fuqinë e pamatë që i jep policisë politike dhe shkeljes së të drejtave njerezore, platforma që po bëhet në emër të luftës kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar që po tolerojnë, po bashkëpunojnë dhe po përfitojnë nga kriminelët, përbën një rrezik të madh për kapjen përfundimtare të drejtësisë nga partia politike në pushtet. Sot Edi Rama e ka thënë me gojën e tij (gjoja në emër të luftës ndaj abuzimeve që po bëhen këto kohë) se anëtarët e kabinetit të tij, përkatësisht ministri i Rendit dhe ajo e Drejtësisë, marrin autoritet të kërkojnë pezullimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Pra imagjinoni për një çast sikur të përsëritet një situatë si ajo që përjetuam para dy vjetësh, kur përgjimet italiane detyruan një grup prokurorësh të kërkonin pranë parlamentit burgosjen e Saimir Tahirit. Atëherë vetë Edi Rama, gjithë shumica parlamentare dhe mediat pranë tyre, jo vetëm ua mohuan kërkesën, por filluan një gjueti shtrigash kundër këtyre prokurorëve si të lidhur me krimin, të motivuar politikisht e me probleme familjare.

Nëse paketa e re hyn në fuqi imagjinon se ç’ndodh: secili nga këta prokurorë që duan të hetojnë krimet e një anëtari qeverie, apo secili gjykatës që i jep atyre dritën jeshile mund të pezullohet nga Sandër Lleshi apo Etilda Gjonaj.

Dhe e gjitha kjo po bëhet në kuadër të rrënimit të të gjitha kundërpushteteve. Në një mjedis pa Gjykatë Kushtetuese dhe të Lartë, në një parlament pa opozitë, në një pushtet lokal të tërë rilindas, pasi ka njësuar pushtetin legjislativ me atë ekzekutiv, pasi po tenton të dërrmojë edhe ato pak media të pavarura përmes paketës antishpifje (të kundërshtuar nga OSBE dhe të gjitha organizatat ndërkombëtare të gazetarëve, Rama po tenton t’i japë edhe goditjen e fundit drejtësisë.

Në këtë pikë sulltani i Tiranës po shkon edhe shumë më larg se sivllau i tij i Ankarasë. Ai nuk po lë më në këmbë asnjë kundërpushtet. Lapsi.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular