Një sherr mes disa adoleshentëve ka ndodhur në orët e pasdites së sotme në zonën e Skelës, në Vlorë.
Pamjet e para nga vendngjarja, ndërsa thekson se sherri mes të rinjve ka ndodhur për një vajzë. Nga sherri i adoleshentëve 18-vjeçarja ka humbur ndjenjat dhe është dërguar me urgjencë në spital.
Siç e shihni edhe në videon që sjell “BalkanWeb”, të siguruar nga gazetari Mehmeti, duket momenti kur ambulanca mbërrin në vendngjarje dhe merr vajzën, që ka humbur ndjenjat, si dhe një grumbull njerëzisht, të cilët duket se janë mbledhur për t’i dhënë ndihmën e parë vajzës.
Si ndodhi ngjarja:
Një grup djemsh kanë pritur një djalë jashtë Pallatit të Kulturës, ku njëri prej tyre ka hyrë dhe e ka thirrur “hajde të bëjmë një foto”, ai e ka kuptuar që do e dhunonin dhe nuk ka dalë. Prandaj, ata kanë hyrë brenda dhe e kanë goditur pa ndalim.
Në atë moment, vajza e cila mendohet se ka qenë “molla e sherrit” ka tentuar të shpëtoj të riun, por nuk ka mundur dot dhe ka humbur ndjenjat. Është dashur ndërhyrja e personave të tjerë për të shpëtuar të riun, ndërsa për vajzën është thirrur ambulanca, e cila ka mbërritur menjëherë dhe e ka transportuar në spital.