BallinaAktualitetFOTO+VIDEO/Dramatike në Durrës: 2 katet e para të pallatit fundosen nën tokë,...

FOTO+VIDEO/Dramatike në Durrës: 2 katet e para të pallatit fundosen nën tokë, çifti i gjallë kërkon ndihmë

Një rast i tmerrshëm është vënë re në qytetin e Durrësit. Një pallat gjashtë katësh i kohës së monizmit nuk është shembur pas tërmetit të fortë 6.4 ballësh, por ama dy katet e tij të para janë zhytur në tokë duke futur nën dhe edhe së paku 4 persona, dy të moshuar dhe një nënë dhe një bijë që jetonin në katet e para. Situata bëhet dramatike për këta katër persona sepse trupat xhenjere nuk ndërhyjnë dot sepse e gjithë ngrehina 6 katshe mund të shembet ndaj dhe 4 personat e kyçur brenda mbeten për momentin të pashpresë.

Ndërkohë pohohet se një çift ndodhet ende nën rrënoja, në katin e dytë që ndodhet tashmë nën tokë. Ata kanë folur dhe kanë kërkuar ndihmë dhe tashmë forcat e shpëtimit po punojnë për t’i nxjerrë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular