Qeveria shqiptare ka shpallur datën 27 nëntor ditë zie.
27 nëntori është ditë zie kombëtare në nder të viktimave të tërmetit të fuqishëm që preku vendin tonë.
Shqipëria orët e para të mëngjesit të sotëm u prek nga një tërmet i fuqishëm të shkallë 6.4 Rihter dhe për pasojë deri tani janë 20 persona të vdekur dhe 600 të plagosur.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shpallur ditën e mërkurë ditë zie në Kosovë në nderim të viktimave që humbën jetën nga tërmeti i fuqishëm që goditi sot Shqipërinë.
Zyra për komunikim me publikën pranë presidencës në një komunikatë për media ka njoftuar se nesër do të jetë ditë zie në Kosovë.