BallinaAktualitetTërmeti, ja vendimi qe mori per sot ministria e Arsimit për shkollat,...

Tërmeti, ja vendimi qe mori per sot ministria e Arsimit për shkollat, çerdhet dhe kopshtet

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka bërë të ditur se qeveria ka vendosur të pezullojë shkollën ditën e sotme (27 nëntor), në të gjithë Shqipërinë.

Shahini në një postim në Facebook, veç shkollave, do të pezullohen dhe kopshtet, çerdhet dhe ato private.

“Jam e tronditur nga humbja e jetëve dhe lëndimet trupore që kanë pësuar qytetarët si pasojë e tërmetit, siç besoj është edhe e gjithë Shqipëria.

Ndaj kemi vendosur që të pezullojmë mësimin në të gjitha shkollat, kopshtet dhe çerdhet e vendit (përfshirë jo-publiket) edhe ditën e sotme (datë 27 Nëntor, 2019) në mënyrë që familjet të qëndrojnë së bashku dhe ta përballojnë situatën duke u solidarizuar me ata që u prekën më së shumti nga kjo tragjedi. Bëj me dije se ekipet tona po vijojnë ndërkohë me evidentimin e dëmeve materiale dhe hartimin e planit të masave për shkollat e dëmtuara.

Gjej rastin të përcjell ngushëllimet më të sinqerta ndaj të gjitha familjeve që kanë humbur njerëzit e tyre të dashur, si dhe t’i uroj shërim sa më të shpejtë të gjithë të lënduarve!”, shkruan Shahini.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular