BallinaAktualitetKonfirmimi nga sateliti/Tërmeti e zhvendosi Durrësin 10 cm

Konfirmimi nga sateliti/Tërmeti e zhvendosi Durrësin 10 cm

Durrësi është ngritur 10 centimetra më shumë mbi nivelin e detit! Tërmeti me magintutës 6.3 ballë që ka tronditur ditën e djeshme Shqipërinë, ka sjellë një zhvendosje masive të bregdetit shqiptar. Sipas ANSA, këtë e tregojnë imazhet radar të regjistruara nga satelitët Sentinel-1, i programit europian “Copernicus” i Agjencisë Hapësinore Europiane (ESA) dhe i analizuar nga sizmologët e Institutit Italian të Gjeogizikës dhe Vullkanologjisë.

Radari ka kryer matjet e deformimit të territorit. E njëjta gjë ndodhi në tërmetet e vitit 2009 në Aquilla të Italisë. Deformimi është matur nga platformat online Geohazard-tep, i zhvilluar nga ESA, duke përdorur një kopje të imazheve të marra na sateliti Sentinel-1 të pozicionit përpara tërmetit dhe pas tërmetit, për të nxjerrë hartën e zhvendosjes së tokës.

Mappa della deformazione del suolo ottenuta sulla base dei dati dei satelliti europei Sentinel 1 (fonte: INGV/Laboratorio Geosar, Geohazards) © Ansa 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular