BallinaAktualitetGjermania dhuronte pajisje, deklarata habitese e Lleshajt: Nuk e kemi detyrë...

Gjermania dhuronte pajisje, deklarata habitese e Lleshajt: Nuk e kemi detyrë…

Shumëkush në median sociale po komenton rrumpallën shtetërore kur bie fjala te emergjencat civile.

Ra tërmeti tragjik i 26 nëntorit dhe pamë se si gjërat bëhen vetëm për propagandë, sepse në momentin që provohen në terren, gjithcka rezulton fiasko.

Falë ndihmës së huaj, jo vetëm gjatë tërmetit, por edhe më përpara, disa gjëra kanë shkuar mirë.

Megjithatë gazetarët mbetën të habitur kur katër ditë para tërmetit, Policia Federale gjermane dhuroi një paketë ndihmash për Policinë Shqiptare, që të ndërhyjnë për të dhënë ndihmën e parë në raste katastrofash. Ministri Sandër Lleshaj tha se si rregull, kjo nuk është detyrë e Policisë së Shtetit.

“Si rregull nuk është detyra e Policisë të merret me emergjencat civile, por si rregull Policia merret përherë me emergjencat civile dhe përherë do të vazhdojë të merret me to”, tha Lleshaj.

Nuk e dimë se si janë ndjerë miqtë gjermanë, por si natyrë ata nuk para komentojnë.

Por edhe pa komentin e tyre, nuk është e vështirë të kuptosh se si funksionon qeveria e shqiptarëve. Shumë shou, pak punë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular