BallinaKryesore"Boll me teatrin e skenat me lot fallco", Paloka i përvishet Ramës:...

“Boll me teatrin e skenat me lot fallco”, Paloka i përvishet Ramës: I pafytyrë, bën arrogantin dhe trimin me qytetarët

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar ashpër me një shenim në facebok ndaj sjelljes arrogante sipas tij të kreut të qeverisë Edi Rama në takimet me qytetarët që janë në hall pas termetit shkatrrimtar që goditi Shqipërinë.

“unë nuk leviz as nga krevati kur bie termet”, citon Paloka thënjet e Ramës, duke shtuar se “mos mendo se meqë opozita ka vendosur të mos bej politike në këtë moment të ankthshëm, ti ke të drejtë të besh të papërgjegjshmin e ca më shumë arrogantin”.

Ja postimi i plotë i Palokës:

I pafytyri! Në vend që tju jap zgjidhje apo të pakten ti qetësoje qytetarët që janë në hall e në panik (se për pergjëgjesitë e tjera as nuk bëhet fjalë), bën arrogantin dhe trimin…;” unë nuk leviz as nga krevati kur bie termet”-thotë.

Sigurisht o i pafytyrë…edhe ne po të kishim vila betonarme si ty, “nuk do te leviznim nga krevati”.

Pak ditë më parë ju tha “rilindasve” se shtepi si e tija kishin gjysma e shqiptarëve! Sot ju shet mend i tall e i fyen! Nuk flenë rrugëve e nëpër makina nga qejfi shqiptarët, po sepse nuk kanë “shtëpi” si e jotja dhe nuk duan që ato pamje të tmerrshme të nënave përqafuar me femijët nën rrënoja, ti shohin e perjetojnë përseri.

Mos mendo se meqë opozita ka vendosur të mos bej politike në këtë moment të ankthshëm, ti ke të drejtë të besh të papërgjegjshmin e ca më shumë arrogantin…Boll me teatrin e skenat me lot fallco, po të paktën në këto momente, ku gjithë bota është solidarizuar me shqiptarët, bëj minimumin e asaj që po bëjnë të tjerët për ne.

Image

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular