BallinaKronikeEMRI/ E çuan deri në një parking dhe e ekzekutuan, kush është...

EMRI/ E çuan deri në një parking dhe e ekzekutuan, kush është shqiptari babai i dy fëmijëve. Dyshimet e hetuesve

spot_img
spot_img

Një atentat i mirëorganizuar për larjen e llogarive për çështje droge. Viktimë ka mbetur shqiptari, Ervin Karafili, 34 vjeçar, banues në Caldiero.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari ishte i njohur por policinë, për të cilin mendonin se ishte një shpërndarë i nivelit të ulët. Ai u ekzekutua në një parking përballë një ferme në Corte Casalino.

Dinamika e ekzekutimit

Vrasësi duket se ka planifikuar gjithçka. Siç shkruajnë mediat italiane,  Ervini ishte “shoqëruar” në vendin e ngjarjes dhe më pas u vra. Ai u qëllua në distancë të afërt, çka do të thotë se vrasja ishte e planifikuar. Disa plumba u qëlluan në drejtim të tij, por ai që ishte fatal ishte një në sqetullën e djathtë që i depërtoi në mushkëri, duke bërë që gjaku t’i dilte nga goja.

Trupi, u gjet rreth orës 12.45, në anën e pasagjerit të një Volkswagen Passat, i pa regjistruar. Mes një pishine gjaku, një grua nga zona kërkoi ndihmën e vajzës së saj mjeke për ta ringjallur, por më kot.

Nga imazhet e kamerave tregohet ardhje e vazhdueshme e makinave para ekzekutimit. Karafili jetonte në Caldiero, ai ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve.

Dy persona të ndaluar

Karabinierët filluan menjëherë hetimet. Në vend mbërritën hetuesit nga Legnago. Dy persona u gjurmuan dhe u shoqëruan në orët e vona të pasdites. Ata dyshohet se mund të kenë qenë të pranishëm në momentin e vrasjes.

Hipoteza kryesore është se bëhet fjalë për një krim të lidhur me drogën dhe në këtë mënyrë po hetohen kontaktet e 34 vjeçarit, për të kuptuar nëse viktima ishte tërhequr në pritë për shkak të borxheve apo ishte një shitje e përfunduar në mënyrë tragjike.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular