BallinaKryesoreSituata pas tërmetit/ Basha mbledh në selinë e PD ekspertë të emergjencave...

Situata pas tërmetit/ Basha mbledh në selinë e PD ekspertë të emergjencave civile

Ditën e nesërme, kryetari i PD-së, Lulzim Basha do të zhvillojë një takim me ekspertë të emergjencave civile.

Në takim do të marrin pjesë inxhinjerë, arktitektë dhe ekspertë të fushës së ndërtimit; ish drejtues në nivel qendror dhe lokal te emergjencave civile dhe institutit te ndertimit; ish – kryetar bashkishë, ish-prefektë, ndërsa synim i tryezës është marrja e një ekspertize sa më profesionale nga ekspertët.

Njoftimi i selisë blu:

“Nesër, e dielë, datë 01.12.2019, në orën 18:00, në selinë e PD (salla e Katit II), Kryetari Basha do të zhvillojë një takim me ekspertë të emergjencave civile; me inxhinjerë, arktitektë dhe ekspertë të fushës së ndërtimit; ish drejtues në nivel qendror dhe lokal te emergjencave civile dhe institutit te ndertimit; ish – kryetar bashkishë, ish-prefektë, etj.

Tematika: Marrja e ekspertizës më të mirë nga ekspertët, me qëllim që t’i vijmë në ndihmë qytetarëve të prekur nga tërmeti – Si është menaxhuar situata nga autoritetet, çfarë mungon dhe duhet të bëhet urgjent, si dhe vlerësimi i mënyrave më të mira për të kapërcyer situatën dhe për të garantuar sa më shpejtë RINDËRTIMIN”..

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular