BallinaKryesoreTi shtet kartoni qe shkërrmoqesh fatkeqësisht brenda një 24 orësh!

Ti shtet kartoni qe shkërrmoqesh fatkeqësisht brenda një 24 orësh!

Nga Bashkim Koçi

Nuk mund ta besoj!
Edhe sot që po shkruaj nuk dua ta besoj!

Si mundet që një refren i stërgjatë i ngjashëm me ndotjen akustike “Ne bëjmë shtet” të shkërrmoqet fatkeqësisht brenda një 24 orëshi!?

Po ku ishte ti o shtet në k’të mort që na ra!?
Mu duk mua, apo ti shtet e kishe tkurrurr qënien tënde në qurravitje ndihme ndaj gjithkujt dhe ngrite duart i dorëzuar!
Ku ishe ti shtet kur Klajdi Çuko të priti 17 orë nën rrënoja, dhe ti vetëm e vështrove në largimin e tij gradual nga kjo jetë.
Prite ti shtet të të vinte në ndihmë Kosova, Franca, Turqia, Serbia, Greqia e ku di un tjetër, por vdekja nuk mund ta priste Klajdin dhe shumë të tjerë nën rrënoja që po të prisnin ty shtet kartoni.

Po pse më pështjellon gjithmonë ti o shteti im. Ti shtet që sot e mbrapa nuk rri dot pa të vën prapashtesën “kartoni” vazhdon të më zhgënjesh e zhgënjesh deri në pafundësi
Nuk di më çfar ndjej, krenari apo keqardhje kur shoh FSK me pak vite jet që jep leksion në prezenc e llogjistikë.

Do doja shteti im të publikoja pa fund foto të punojsve tanë të emergjencave, por nuk ma dhe mundësinë dhe u mjaftova me foto serbësh, Italianësh e Grekësh që shpêtojnë Shqiptarin posht rrënojave. Ma theve shpirtin shteti im!

U çakordove keq shteti im dhe të doli situata jashtë kontrollit akoma pa e futur në duar atë. U bëre lëmsh sepse edhe në këtë rast nuk hoqe dorë nga vesi i keq i marketingut politik.
Harxhove më shum.kohë në media, në intervista, në delire, sesa në organizim.
Nuk e dije çbëhej 10 km më tutje (Laç, Lezhë), por dije me përpikmëri kur duhet të qaje e kur duhet të ironizoje, kur duhet të trashje zërin ndaj medias e kur duhet të mallëngjeheshe.
Të paktën në këtë pjesë nuk zhgënjeve njeri. Pritej!

Më trishtove shteti im kur të shihja inferior ndaj
çdo performance Ballkanike e Europiane të ardhur në ndihmë, por edhe ndaj çdo OJQ_je e komuniteti biznesi. Të dua të fortë dhe jo inferior shteti im, por mesa duket ti nuk do të jesh i till, jo se nuk ke mundësi.

Hej shteti im, ky mort ra tashmë.
Në mort fjalët janë më të pakta dhe mendimet më të thella.
Nuk e di në e ke kuptuar sa shtet kartoni ishe këtë herë, apo je vetdemagogjizuar dhe po deliron akoma, por mblidh veten dhe bëj çmos ta lehtësosh sa mundezh këtë dhimbje të madhe
E pasi të ketë kaluar gjithçka, karton që karton je, paketohu dhe lêri mundësi vendit të zgjedhë më të mirën.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular