Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte mbrëmjen e sotme në lagjen 4 në Durrës, ku ka parë nga afër gjendjen në të cilën ndodhen banorët, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.
Në një takim me banorët, këta të fundit thonë se nuk kanë marrë asnjë ndihmë, ndërsa njëri prej tyre, i përlotur, tregon se kolonat e shtëpisë i janë dëmtuar dhe se fëmijët i ka dërguar në Tiranë, pasi po ndiqen nga një psikolog, pas traumës së përjetuar.
“Kanë plasur kolonat. Po tallen me ne. As ndihma asgjë. Fëmijët i kam te psikologjia në Tiranë. Gocën e kam në klasë të shtatë, çunin në klasë të tretë. Hajde shihe si është bërë andej. Unë jam me ilaçe zemre”, thotë mes lotësh qytetari.
“Po tallen me ne”- Basha në Durrës, qytetari i tregon përlotur gjendjen e vështirë: Fëmijët i kam me psikologë. S’kemi marrë asnjë ndihmë on Vidnews.