BallinaUncategorizedKreu i Shoqatës së Ndërtuesve: Ngarkesën dhe faturën 300 milionëshe të tërmetit,...

Kreu i Shoqatës së Ndërtuesve: Ngarkesën dhe faturën 300 milionëshe të tërmetit, do ta mbajë qeveria

Artan Dulaku, kreu i Shoqatës së Ndërtueseve ishte i pranishëm në mbledhjen e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, që po zhvillohet në prezencën të kryeministrit Rama.

Kreu i Shoqatës së Ndërtueseve, propozoi një tryezë trepalëshe me qeverinë, sistemin bankar dhe ata që posedojnë apartamente, që e kalojnë stresin e tërmetit, që sipas tij, të mund t’i jepet një zgjidhje shumë e shpejtë problemit të banesave, pas situatës katastrofike të krijuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Kemi një situatë alarmante në Durrës dhe Tiranë, ku kemi një numër të madh shtëpisë të pashfrytëzuara. Janë mbi 2500 banesa, dhe thelbi i orientimit të mbledhjes së sotme do të ishte jo të merremi me fondacionin, por kam një lajm të keq për kryeministrin, ngarkesën do ta mbajë si gjithmonë i zoti i shtëpisë, që është qeveria. Duhet të përgatitemi që tani, fatura deri në 300 milionëshe e tërmetit duam apo s’duam do bjerë mbi shpatullat e ministrit Ahmetaj dhe kryeministrit, që do e shpërndajnë pastaj mbi shpatullat e atyre që do merren me këtë punë.

Unë sugjeroj të shikohet mundësia që të bëhet një tavolinë trepalëshe, mes qeverisë, sistemit bankar dhe atyre që posedojnë këto apartamente që e kalojnë atë stresin e tërmetit dhe të gjendet një zgjidhje e shpejtë. Në këtë mënyrë, në një periudhë shumë të shkurtër ne mund t’i japim zgjidhje asaj që është plaga e banesave të ndërtuara. Është një veçori e jona, që kemi një superprodhim. Do ketë padyshim nevojë për ndërtime të reja, do ketë nevojë që çerdhe e kopshte të bëhen nga e para, por ky kontigjen është aty, do flejë dhe për 100 vitet e ardhshme. Ndërsa fondet që janë në qarkullim, do hyjnë më shpejt dhe do çlirojnë edhe rezervat në ekonomi”, tha Dulaku.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular