BallinaKryesoreQeveria: Pension mujor të posaçëm 100 mijë lekë për gjithë jetën, për...

Qeveria: Pension mujor të posaçëm 100 mijë lekë për gjithë jetën, për familjarët e viktimave

Kryeministri Edi Rama ka thirrur Këshillin e Ministrave në mbledhjen e jashtëzakonshme të  mëngjesit, që mbahet çdo ditë pas tërmetit katastrofik të 26 nëntorit. Rama bëri të ditur që në fillim, akordimin e një pensioni mujor të posaçëm prej 100 mijë lekësh të reja për gjithë jetën, për familjarët e viktimave të tërmetit, krahas pensionit normal.

“Sot miratojmë dy projektvendime si fillim, – tha Rama, –  për një trajtim të posaçëm financiar të lidhur me fatkeqët më të mëdhenj në këtë histori, që kanë nevojë për një ndihmë me karakter të përhershëm, pra, për gjithë jetën, si rezultat i tragjedisë që iu ka shkatërruar familjen dhe po ashtu edhe për ata që janë në moshë të thyer dhe që përveç pensionit të tyre, duhet të ndihmohen me një trajtim plus sa tetëfishi i pensionit social dhe i barabartë me pensionin e posaçëm shtetëror të Shqipërisë, që në masën më të lartë shkon në 60 mijë lekë të reja.

Lista është si më poshtë: Trajtim i veçantë për zonjën Lindita Cara, që përfiton për gjithë jetën 100 mijë lekë të reja në muaj; trajtim i veçantë financiar për zotin Albert Cara, që përfiton për gjihe jëtën 100 mijë lekë të reja në muaj…Albert Lala, Denisa Greku, Marjana Rexhepi etj. (Rama lexon listën e plostë).

Kryeministri më tej  njoftoi se Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka njoftuar se do të jetë në mbështetje të Shqipërisë në këto ditë të rënda që po kalon vendi dhe se në këtë kuadër, Qeveria shqiptare ka vendosur të ngrejë Agjencinë Franceze të Zhvillimit.

Kryeministri dha porosi që të pastrehët që janë vendosur në hotele, nga janari e më pas duhet të vendosen në apartamente me qera, pasi procesi i rindërtimit apo rikontruktimit të banesave do të zgjasë.

Këto familje duhet të kenë dhe një trajtim të rregullt me ushqime çdo muaj dhe pajisjet e duhura . Rama theksoi se ne duhet që brenda vitit 2020 duhet ta kemi zgjidhur problemin e strehimit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular