BallinaKryesoreASNJË FOND PËR NJË QEVERI HAJDUTE - NATO e përçmoi, BE i...

ASNJË FOND PËR NJË QEVERI HAJDUTE – NATO e përçmoi, BE i vuri sanksione Ramës

Nga Ilir Nikolla

Si duhet të ndihen shqiptarët, kur shohin se në samitin e NATO-s,kryeministri i tyre shfaqet si politikani më anti-Perëndim? –

Edi Rama e përdori sot alibinë e tërmetit edhe në ngjarjen më të rëndësishme gjeopolitike të vitit, samitin e kryetarëve të shteteve e të qeverive të 29 shteteve aëtare të NATO-s (30, nëse llogarisim edhe anëtarësimin “in pectore” të Maqedonisë së Veriut). Pa realizuar asnjërin nga prerogativat bazë që ngërthen në vetvete pjesëmarrja në një aleancë të tillë politike e ushtarake, Edi Rama u shfaq në korridoret e Londrës si një Makron i vogël, kur ishte fjala për ta shpërndarë zhvlerësime për NATO-n (shumë pranë “vlerësimit” të Makron, se NATO ishte si një organizëm thuajse në vdekje klinike), u shfaq si një delinkuent (shprehje e përdorur nga presidenti Trump, për shtetet që s’përmbushin detyrimin buxhetor të 2 përqindëshit), kur ishte fjala për të konfirmuar se edhe për shumë vite Shqipëria s’do të derdhte në llogaritë e aleancës buxhetin që kërkohej prej saj, dhe u duk si një Erdogan i vogël, kur ringjalli taktikën e shantazhit, me përvijime të tilla se Shqipërisë s’i bëhej vonë për vonesat në procesin e integrimit, pasi ajo kishte edhe hapësira të tjera ku mund të integrohej.
Ndërkombëtarisht i izoluar, Edi Rama u përpoq të kalëronte në Londër hologramën e tërmetit të 26 nëntorit, dhe njësoj si Erdogan me refugjatët, luajti politikën e shëmtuar të shantazhit, por s’mori nga aleatët ndërkombëtarë asnjë premtim për subvencionim 100 % të maksi-projektit të rimëkëmbjes ekonomike. E si mund të merret një premtim i tillë, kur ekspertë të fushës, si Vincenzo Musacchio, me kohë e kanë dhënë alarmin se pas mega-thirrjes për mega-plan rimëkëmbjeje pas tërmetit fshihet thjesht një operacion i ri mafioz për grabitjen e fondeve ndërkombëtare. Thirrjet në eter, me shifra katastrofike që shkojnë sipas stomakut të hajdutit, nga 300 milionë deri në 1 miliardë euro, hasën në murin e skepticizmit ndërkombëtar. Shqipëria, një nxënëse e keqe e NATO-s, që prej vitesh tashmë s’prodhon më stabilitet dhe prej disa vitesh edhe një bombë me sahat, ku kriza ekonomike rrezikon ta kolapsojë gjithë buxhetin e shtetit, me tërmetin e 26 nëntorit s’mund të konsiderohet më as si një menazhuese e ndihmave ndërkombëtare. Erdogan, për të cilin mund të themi se ua njeh me dhëmbë e me dhëmballë huqet pushtetarëve të Tiranës, ka shpallur se ato 500 apartamente që premtoi, do t’i ndërtojë vetë, ndërkohë që në kancelaritë perëndimore po kërkohen ende mënyra se si mund të lëvrohen fonde, pa përfshirë në këtë operacion strukturat e pushtetit në Tiranë.
Duke lënë në mes samitin e NATO-s, Edi Rama po vrapon drejt Romës, ku me një remake të intervistës së turpshme të para ca kohëve, synon të përdorë publikun italian dhe një qeveri që s’di ku ka kokën për ta shndërruar Farnesinën në një lokomotivë që mund të hapë rubinetin e ndihmave evropiane për qeverinë e Tiranës. Besueshmëria e marrëdhënies mes Ramës dhe emisionit “Porta a porta” dihet se në ç’nivele është, prandaj edhe s’pritet ndonjë gjë e madhe nga qoka mediatike e radhës. Rubineti i ndihmave evropiane nuk hapet, sa kohë një nomenklaturë në krizë synon të ketë çek të bardhë për ato financa. Është njësoj si bota perëndimore t’i jepte Enver Hoxhës në 45-n ndihma ekonomike pa asnjë parakusht e pa kurrfarë kontrolli, çka në linjë finale thjesht sa do ndihmonte operacionin e likuidimit të opozitës politike.
Këto ndihma s’mund të vijnë pa parakushte, prandaj sa kohë pallatet po shemben me shpejtësi, pa kurrfarë verifikimi, sa kohë ministrat e Ramës synojnë të luajnë edhe teknikun, edhe inxhinierin, edhe gjykatësin, asnjë ndihmë e llojit “çek i bardhë” s’ka për të ardhur për qeverinë e Tiranës. Këtë mesazh Edi Rama e lexoi shumë shpejt në Londër, prandaj solidariteti mbarëshqiptar, i shprehur nëpërmjet donacioneve private mbetet shpresa më e mirë për rimëkëmbjen e ekonomive familjare. Ai solidaritet do t’u mjaftojë shqiptarëve, por shyqyr Zotit, do të jetë i pamjaftueshëm për simbiozën e mafias dhe të qeverisë, e cila, siç thotë edhe Musacchio, ka identifikuar tek tërmeti, pulën që bën vezë të arta. Në Londër, Rama e shpalli falimentimin ende pa nisur samiti zyrtar dhe kryeministrat e NATO-s e trajtuan siç është, si një kryeministër i pabesueshëm për të menazhuar ndihmat e tyre. Nga Roma, s’është çudi që ai të kthejë reston, duke dalë publikisht në profilin e vet, në profilin e një pushtetari që po kërkon të kalërojë një tërmet për të përjetësuar pushtetin e vet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular