Nga Shpetim Axhami
Të gjithë kundër kërcënimeve të tipit SIGURIM-s, pas 30-vjet pluralizēm.
Partia Levizja e Legalitetit, shpeh shqetësimin e saj mbi arsyet e dorëheqjes dhe të azilit politik të kërkuar prej z.Agron Tufa, drejtor i ISKPK-së.
Kjo tregon, se pas 30-vjet pluralizēm, themelet e demokracisë mbeten të cunguara dhe akoma egzistojne segmente të caktuara, falanga të diktaturës, të cilave nuk ju intereson dalja në pah e krimeve të komunizmit dhe dekomunistizimi i shoqërisë.
Ne kërkojmë që sa më parë të prononcohet për këtë ngjarje, presidenti i republikës, kryeministri dhe kryetari i parlamentit.
Kërkojmë që prokuroria të nis sa më parë hetimet, transparente dhe serioze.
Gjithashtu i kërkojmë z.Basha, që Opozita e Bashkuar të dalë sa më shpejt me një qëndrim të unifikuar në lidhje me këtë problem serioz, pavarsisht problemeve të tjera aktuale madhore që kemi.
Kur një drejtor i një institucioni të tillë kërkon azil politik, të gjithë shqetësohemi, por ndërkohë kërkohet edhe reagim nga kushdo.
Nuk do ketë më kthim komunizmi dhe sigurimi si para viteve ‘90.