BallinaAktualitetVIDEO/ “Forca Shqipëri”, De Biasi nuk harron “tokën e shqiponjave”, fushatë për...

VIDEO/ “Forca Shqipëri”, De Biasi nuk harron “tokën e shqiponjave”, fushatë për mbledhje fondesh

Gianni De Biasi mbetet një idhull i tifozerisë shqiptare, trajneri i parë dhe i vetëm i cili udhëhoqi ekipin përfaqësues në një aktivitet madhor si “Euro2016”. Tekniku italian nuk e ka harruar kurrë Shqipërinë, në të mirë dhe në të keq, De Biasi ka qenë gjithnjë prezent. Tekniku italian i vjen dhe një herë në ndihmë vendit të tij, fundja Shqipëria është shtëpia e tij e dytë, pasi De Biasi ka dhe pasaportë shqiptare, këtë herë duke iu bashkuar dhe duke qenë ai promotor i një fushatë në Itali në mbështetje të familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, De Biasi ka dhënë një mesazh sensibilizues: “Në 14 dhjetor miqtë e mijë organizojnë një aktivitet çiklistik për mbledhje fondesh, që do i vijnë në ndihmë të prekurve nga tërmeti në Shqipëri. Ju ftoj të marrim pjesë të gjithë, të shumtë në numër. Edhe ne mund të japim ndihmën tonë. Forca Shqipëri”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular