Ministria e Arsimit ka marrë vendimin për rinisjen e mësimit në disa qytete të vendit, ku shkollat u mbyllën pas tërmetit tragjik që goditi vendin.
Mësimi pritet të rifillojë nesër në Kamëz, Kavajë, Rrogozhinë, Lezhë dhe Mirditë, për sistemin arsimor parauniversitar.
Ndërkohë, në Tiranë, Vorë, Durrës, Shijak, Krujë e Kurbin, mësimi do të rifillojë disa ditë më pas, më 9 dhjetor, për arsye të zëvendësimit të orëve mësimore.