Aksilograma e tërmetit të 26 nëntorit nuk është regjistruar ne stacionin e Durrësit.
Sizmologu Llambro Duni e konfirmoi këtë pas një pyetje qe iu be dje në mbrëmje nga një teleshikues ne studion e “Open”.
Sipas tij, kjo ka ndodhur për shkak të ndërprerjes së energjisë në stacionin e Durrësit dhe aty nuk ka patur UPS.
“Ne po përpiqemi ta rekuperojmë, sepse në momentin që ka ndodhur tërmeti, ta dinë të gjithë unë nuk kam çfarë të fsheh, është ndërprerë energjia dhe është rivendosur pas gjysmë ore. Në atë moment nuk ka funksionuar asksilografi, ne duhet të kishim UPS aty, ose sisteme të rikuperimit të energjisë, për fat të keq i kemi, dhe kshu është gjithë kjo punë. Shpresojmë ta rikuperojmë, sepse gjithë sistemi për shkak të ngarkesës që ka patur dhe amplitudat e larta.. nuk po hymë dot në sensor, nuk po hymë dot në memorien e tij për ta tërhequr po përpiqemi. Kemi shpresa ende, kemi humbur një të dhënë që duhet të ishte shumë e vlefshme për të njohur realisht se kush ka qenë forca në terma fizikë në sipërfaqen e tokës” u shpreh Duni.