BallinaAktualitetVIDEO/ “Mos ma drejto mua automatikun!” Edi Rama tmerron fëmijën në Krujë,...

VIDEO/ “Mos ma drejto mua automatikun!” Edi Rama tmerron fëmijën në Krujë, vogëlushi fillon të qajë me të madhe

Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në Krujë, ku edhe ka takuar disa nga banorët e prekur nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit.

Rama ishte i shoqëruar në këtë vizitë edhe nga Behxhet Pacolli si edhe nga deputetja socialiste Eglantina Gjermeni.

Siç tashmë e ka bërë zakon, kryeministri nuk ka lënë takim me banorët e prekur nga dëmtimet e tërmetit, pa e përcjellë ‘live’ në rrjetet e tij sociale.

Dhe si çdo transmetim live, pavarësisht masave që merren, kryeministri shpesh herë është përballur edhe më të papritura, ku banorët nuk kanë hezituar që ti shprehin hapur mendimin e tyre në lidhje me situatën.

Një reagim plotësisht i sinqertë ka qenë veprimi i një vogëlushi në Krujë, i cili u tremb nga shefi i qeverisë, pasi ky i fundit ju drejtua “Mos ma drejto mua atë automatikun”.

“Është lodër!”-i tha djali i vogëli frikësuar, ndërkohë që vetëm disa sekonta më vonë u shkreh në të qara nga frika e kryeministrit.

(M.Q/Faxweb.al)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular