BallinaKryesoreVIDEO/Spektakli i Ramës me Ronaldon për fëmijët e pastrehë të mbijetuar nga...

VIDEO/Spektakli i Ramës me Ronaldon për fëmijët e pastrehë të mbijetuar nga tërmeti

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një tjetër provë të përdorimit të fëmijëve për spektakël politik. Për fat të keq Aureli dhe Alesio nga Thumana janë përdorur nga i pari i qeverisë shqiptare për të treguar se ai ka “shkopin magjik” për të realizuar çdo dëshirë.

Dy fëmijët e vegjël Rama i vizitoi në spital pak ditë më parë dhe u premtoi se do tu bënte të mundur takimin me Ronaldon dhe Donnarumma. Dhe sa hap e mbyll sytë ata u gjendën në Itali duke takuar yjet e futbollit botëror që i kishin parë vetëm në TV. Sigurisht që një kryeministër nuk e ka të vështirë të lëvizë levat e duhura për të mbajtur një premtim të tillë.

Por problemi nuk është këtu. Sigurisht që ata fëmijë nuk do t’i harrojnë ato pak minuta të takimit me Ronaldon dhe Bufon, por tmerri i 26 nëntorit është një plagë që zor të mbyllet lehtë. Ata fëmijë janë sot të pastrehë ndërsa njëri prej tyre ka humbur babain dhe motrën ndërsa nëna është në spital.

Pas kthimit nga Italia, bluzat e yjeve të Juventusit do t’i varin në shtëpitë e të afërmve të tyre apo më keq në hotelet që ofron qeveria. Këto janë problemet e vërteta për të cilat duhet të shqetësohet kryeministri i një vendi në gjendje të jashtëzakonshme nga një fatkeqësi natyrore. Por Rama ka në plan të parë spektaklin edhe pse mund t’ua kishte realizuar dëshirat 2 fëmijëve pa kaq shumë publicitet. Lapsi.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular