Këto ditë ka pasur 80-vjetorin e lindjes, Mjeshtri i Humorit, Gëzim Kruja. Por, kjo ditëlindje e një kolosi të humorit shkodran dhe shqiptar, është lënë në harresë nga strukturat shtetërore, por jo nga miku dhe kolegu i tij, Zef Deda.
“Më gjej lulet me të bukura dhe ku janë më freskëta për mikun tim Gëzim Kruja”, i kërkoi Zef Deda, pronares së dyqanit të luleve, të cilën e komplimentoi me fjalët më të bukura. “Gëzim Kruja, këtë tufë me lule po ta përgatit një lule” i drejtohet ai nga videoja.
Ndiqni pamjet, ku aktori 80-vjeçar, i rënë nga shëndeti tashmë, befasohet nga vizita e Dedës, lulet dhe urimi që vjen më pas.