Fakultet në Tiranë do të nisin nesër procesin mësimor, të ndërprerë pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit. Për t’i paraprirë rinisjes së mësimit, pas situatës së rëndë në vend, katër dekanë të Fakulteteve të Universitetit të Tiranës shprehën solidaritet me të prekurit nga tërmeti, ndërsa gargantuan studentët se godinat nuk kanë pësuar dëme në strukuturë si pasojë e lëkundjeve të forta të tërmeti.
Dekani i Fakultetit Ekonomik, Dhori Kule tha se do të janë 60 studentë ekselëntë në fushën e menaxhimit të riskut që do të jenë në dispozicion të strukturave të shtetit që po merren me menaxhimin e kësaj situate.
“Përditë stafet pedagogjike komunikojnë na pyesin, janë solidarizuar me situatën që ka Shqipëria, përcjellin dhje ata dhimbjen dhe kontributin për këtë situatë. Nga data 28 deri më datë 6 dhjetor, thuajse përditë kanë shkuar në zonat e prekura nga tërmeti, në vendqëndrimet e të strehurave dhe kanë kontribuar për të zbutur këtë tragjedi të madhe.
Në situata të tilla drejtimi është eficent kur ka bashkëpunim, pra nuk ka konkurencë. Thuajse përditë, stafet pedagogjike, kolegët tano, komunikojnë na pyesin janë solidarizuar me situatën që ka Shqipëria, përcjellin dhimbje e solidaritet me këtë situatë. Një situatë shumë solidare brenda nesh. Përshëndes fillimin e mësimit në Durrës, që nisën sot.
Nje tjetër mesazh bashkëpunimi vitin e kaluar fakulteti ekonomik ka nisur një master në menaxhim riskut, pikërisht për të menaxhuar situate të tilla. Kemi 30 studentë të shkëlqyer të masterit dhe 30 janë në vitin e parë . Studentët do të jenë të gatshëm për të kontribuar. Jemi në gatishmëri të plotë për të kontribuar në kapërcipimin e situatës së rëndë, kam bindje që do të kalohet me bashkëpunim e solidaritet.’ tha Kule.
Ndërkohë dekani i Fakultetit Juridik u shpreh se struktura sipas tre inspektimeve që janë kryer rezulton që e ka përballuar me sukses tërmeti dhe pasgoditjet, ndaj edhe janë të gatshmëm për të rinisur mësimin ditën e nesërme.
“Mesazhi për studentët e drejtësisë, struktura e ndërtesës sonë, sipas tre inspektimeve që janë kryer rezulton që e ka përballuar me sukses tërmeti dhe pasgoditjet. Ne kemi bërë disa riparime të shpejta dhe jemi të gatshëm që nesër programi të rivazhdojë me strukturën mësimore. Fakulteti i drejtësisë e ka përcjell me shqetësim këtë situatë, ju kemi kërkuar studentëve, përmes rrjeteve socialetë na raportojë kush ka probleme si pasojë e tërmetit. fatmirësisht nuk kemi patur humbje, por tre studentë na kanë njoftuar se banesat janë të pabanueshme dhe po mendojmë për mënyrë si ti asistojmë.
Fakulteti ka dhënë kontribute financiare, organizatat kanë mbledhur ndihma dhe i kanë depozituar në vendet e grumbullimit. Po mendojmë për vazhdimësinë, nuk është një situatë që sjell efekte në kohë të shkurtër, duhet përballuar në gjatësi në kohë. Nuk duhet të lodhemi duhet të mendosha në vazhdimësi se si duhet përballuar kjo situatë. Kemi menduar të kemi një program të përbashkët për të asistuar studentët, personelin e më gjerë. Kemi bërë mbledhje të strukturave, nuk kemi qënë me pushime këtë periudhë. Ka një solidaritet shumë të madh për situatën. Ajo që duam të përcojmë është t’i kthehemi jetës normale,studentët të nisin studimet, si diçka objektive mbi ne. Procesi mësimor duhet të zhvillohet, kemi planifikuar një axhendë për orët e humbura. jeta vazhdon do e përballojmë së bashku, këtë e tregojmë duke nisur procesin mësimor nesër.” u shpreh dekani i Fakultetit Juridik.
Një mesazh për studentët dha edhe dekanti i fakultetit të shkencave sociale.
“Një falënderim shumë të madh për të gjithë. prej datës 26 iu përgjigjën me solidaritet thirrjes për të dhënë ndihmesë në këtë situatë të jashtëzakonshme në Tiranë Durrës kurbin. Studentët janë përqëndruar në disa drejtime, në fushën ë shërbimit psikosocial, duke trajnuar mbi 300 punonjës socialë e psikologë. Kemi botuar edhe një udhëzues për të menaxhuar këtë situatë.
Po punojmë në drejtim të shëndetit mendor të tyre. Kemi rreth 150 studentë të programeve master shkencor e profesional, në psikologji shkolle e klinike që janë të angazhuar e po punojnë në drejtim të reduktimit të anës psikologjike pas situatës. Praktika profesionale master po fokusohet nga qendrat në drejtim të strukturave, në ndihmë të të dëmtuarëve nga tërmeti. Nesër rinisim mësimin, jemi gati të presim studentët, ndërtesa nuk ka probleme strukturore dhe është në gjendje funksionale.”
Gjithashtu dekani i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, u shpreh se nesër nisin mësimin me një tjetër start, pasi solidariteti për të përballuar këto ditë të vështirë ka rritur më shumë bashkëpunimin mes tyre.
“Faktulteti i gjuhëve të huaja lindi në mënyrë spontane një vend kontributi, që iu dorëzuan më pas në vendet ku kanë pas nevojë. jo të pakta ishin edhe në adresën e publikuar nga qeveria. ësht ënjë mesazh pozitiviteti, godina dhe konviktet e kanë kaluar certifikimin. është e sigurtë, ne kemi qenë hapur në disa sektorë, në shërbim të cdo kërkesë për dokumente, apo informacione të ndryshme.
Edhe aktiviteti i gjuhëve të huaja nuk ka reshtuar. Kemi patur vizita nga vendet partnere, ku cuam kontribut e ndihma. Një mesazh pozitiv për gjithë kolegët, kemi një start të fuqishëm për të dhënë mësazhin e fortë se jemi më bashkë se kurrë, ajo c’ka ndodhi rriti më shumë bashkëpunimin mes nesh.”