BallinaKryesore“Dënoj me ashpërsi procesin politik Salianji – Olldashi”, Berisha thirrje ndërkombëtarëve: Ndëshkoni...

“Dënoj me ashpërsi procesin politik Salianji – Olldashi”, Berisha thirrje ndërkombëtarëve: Ndëshkoni kreun e narkoshtetit shqiptar

spot_img
spot_img

Pas kërkesës se Prokurorisë për të dënuar me burg ish deputetin Ervin Salianji, si i pandehur në çështjen e njohur si “Babale”, ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha.

Në një postim në facebook, Berisha ka dënuar me ashpërsinë më të madhe procesin ndaj ish-deputetit Salianji dhe gazetarit Olldashi, ndërsa i ka bërë thirrje ndërkombëtarëve të ndëshkojnë ashpër kreun e narkoshtetit shqiptar.

Berisha shkruan se procesi ndaj ish-deputetit dhe gazetarit ishte politik dhe burgu për ta u kërkua sepse ju faktuan shqiptareve dhe botës lidhjet me trafiqet dhe drogën, të politikës.

Reagimi i Berishës:

Procesi politik Salianji – Olldashi i krye kreut te meduzes Edvin Mafia, nje kushtrim per shqiptaret!

Te dashur miq, sot krye kreu i meduzes se narkoshtetit Edvin Kristaq Xhelati zgjodhi gjendjen e Fatkeqesise Natyrore dhe urdheroi fallangat e tij te KÇK te droges, bandave dhe krimit te kerkojne ne nje farse kriminale politike denimin me 1 vit e 6 muaj per Ish deputetin Ervin Salianji dhe nje vit heqje lirie per gazetarin e njohur investigativ Jetmir Olldashi.

Edvin Kristaq Xhelati urdheroi sot fallangat e tij te KÇK te denojne si kundershtare politik me proces kriminal dhe te turpshem is deputetin Salianji dhe gazetarin investigativ Olldashi sepse ata ju faktuan shqiptareve dhe botes lidhjet me trafiqet dhe drogen te Edvin Kristaq Droges, Faqezi Droges, Agron Geron Dorges, Ardi Geron Droges dhe piramides se droges se narkoshtetit, drejtore lokal dhe qendror te policise, oficere te SHISH, narkoprokurore, dhe gjer tek narkoministri i brendshem dhe krye kreu i meduzes se narkoshtetit shqiptar, vet Edvin Mafia.

Ne kete proces te shemtuar politik u denua me 3.5 vjet burg Alfred Veliu, i cili si bashkepuntor i gazetarit investigativ Jetmir Olldashi, por edhe i vet SHISH dhe Prokurorise, faktoi me prova te pakundershtueshme se klani i droges i narkoministrit Fatzi Xhafa konkretisht Agron Geron Xhafa vazhdonin trafikun e droges nen mbrojtjen e narkoshtetit.

Denoj me ashpersine me te madhe procesin e turpshem politik Salianji-Olldashi te Edvin Kristaq Droges dhe klanit te tij kriminal dhe ju bej thirrje shqiptareve dhe komunitetit nderkombetar te ndeshkojne ashper kreun e narkoshtetit shqiptar per kete akt kriminal qe shkel rende kushtetuten dhe konventat nderkombetare te lirive dhe te drejtave te njeriut. sb

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular