BallinaAktualitetEMRAT/Tre prokurorë në garë për drejtuesin e Prokurorisë Speciale kundër Korrupsionit dhe...

EMRAT/Tre prokurorë në garë për drejtuesin e Prokurorisë Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Kush janë ata

Tre prokurorë të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion kanë shprehur interes për të drejtuar këtë strukturë të krijuar së fundmi.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë bën me dije se prokurorët Arben Kraja, Edvin Kondili dhe Altin Dumani kanë dorëzuar pranë Këshillit letrën e motivimit në të cilët shprehet interesi për pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, letrën mbështetëse (shpjeguese) dhe vizionin ose planin e besueshëm ndërtimin e Prokurorisë së Posaçme si një institucion funksional dhe efektiv.

Sot ishte afati i fundit për aplikimin për pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

“Bazuar në njoftimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë të shpallur në faqen zyrtare të Këshillit me datë 26 nëntor 2019 janë njoftuar të gjithë prokurorët e emëruar në Prokurorinë e Posaçme të shprehin interesin për pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme. Afati i aplikimit është data 10 dhjetor 2019.

Dorëzimi i kërkesës dhe dokumentacionit bëhet pranë zyrës së Protokollit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, në adresën: Rruga “Qemal Stafa”, nr.1, pranë mjediseve të Prokurorisë së Përgjithshme, Tiranë”, thuhet në njoftim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular