Kryeredaktorja e Monitor, Ornela Liperi e ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora tha se koncesionarët e shëndetësisë i ka trefishuar fitimet në vitin 2018.
Liperi tha se më këto para mund të ndërtohej një qendër spitalore moderne.
Ornela Liperi: “Ajo që po ndodh është se po shohim është që koncesionari nuk ka para financiare dhe risku ose duhet të ndahet ose ta mbajë një pjesë të madhe privati. Privati nuk po mban asnjë lloj risku. Kemi koncesione shumë të mëdha, check up për shembull, që paguhen për shërbime që nuk kryhen, fitimin e kanë të sigurt.
Po shihja të dhënat dhe kemi koncesione të shëndetësisë që në vitin 2018 sipas të dhënave zyrtare kanë trefishuar fitimet. Vetëm me fitimet e tyre mund të ndërtohej një qendër spitalore moderne. Nëse flasim për koncesionet e këtij viti janë 120 milionë euro pagesat që janë bërë.