BallinaAktualitetTre orë në prokurori, Dvorani jep detaje: Nuk ka rëndësi çfarë mendoj...

Tre orë në prokurori, Dvorani jep detaje: Nuk ka rëndësi çfarë mendoj unë, apo Presidenti, tani është…

Pas 3 orësh ku ka dhënë deklarimet e tij në Prokurori, kreu i KED, Ardian Dvorani i paditur nga Presidenti Ilir Meta, ka thënë se “nuk ka asgjë të vecantë për të deklaruar në zbatim të rregullave të kodit të procedurës penale më ka dërguar thirrjen dhe unë përmbusha detyrimin për tu dhënë përgjigje pyetjeve të tyre”.

Cili është qëndrimi që dhatë për akuzat e zotit Meta?

Unë dola përpara prokurorëve sic e ka detyrimin cilido kam shpjeguar faktet e rrethanat si kanë ndodhuir që prokuroria ka autoritetin për ti verifikuar.

Unë jam gjyqtar e s’mund të jem gjithë kohën në media, e kam dhënë qëndrimin tim por s’ka rëndësi cfarë mendoj unë, madje mund të them se s’ka rëndësi as cfarë mendon presidenti, tani është prokuroria që do bëjë verifikimet dhe në përputhje me ligjin do vlerësojë dhe më pas gjyakta nëse do jetë rasti i gjykatës. Prokuroriët janë duke kryer verifikimet dhe unë s’kam asnjë autoritet të pengoj hetimin”.

I pyetur nese do beje kallezim per Presidentin Meta, Dvorani u pergjigj:

dvorani5

“Une nuk jam ne gare me kerkend, nuk llogaris askend, nese ligji e kushtetuta me imponon ta bej nje gje te tille do ta bej”.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular