BallinaAktualitet“Babi shpëtomë, këtu jam”, humbi gruan, vajzën dhe mbesën e vogël, kryefamiljari...

“Babi shpëtomë, këtu jam”, humbi gruan, vajzën dhe mbesën e vogël, kryefamiljari mes lotësh i tregon tmerrin Ramës: Pse kjo mbyllje, ky fat kaq i keq, pse…

Kryeministri Edi Rama ka qene sot ne familjen e Ajet Meçjas, qe nga termeti tragjik i 26 nentorit humbi gruan e vet, vajzen Diena Meçja (Karanxhaj) dhe mbesen e vogel, qe vdiq ne krahet e te emes.ram

Kryefamiljari ka treguar mes lotesh gjithe sa i ndodhi, duke mos gjetur dot pergjigje per pyetjen qe do ta mundoje gjithe jeten: Pse kjo mbyllje, pse ky fat kaq i keq, pse??

Ai ka treguar se vajza, Diena erdhi se bashku me mbesen ne palltin 6 katesh qe ata banonin per te qene me te sigurta, por gjeten vdekjen pikerisht nen rrenoja.

Kryefamiljari: Pse mbyllja ishte e ashpër per mua, të të ikin keshtu, fati i keq qe që edhe i biri i vdiq para 5 vitesh, u shua, nuk e di pse kaq keq, pse kaq keq.

Vajza më thotë ka rënë tërmet të vijë edhe unë aty, unë isha te pallati ku jetonte Edison Konomit, dhe mendoja e kanë bërë edhe për vete, eshte i sigurt. Unë fjeta në dhomën me ballkon, vajzat te krevati dopjo, gruaja tha po fle në kuzhinë që të dalim shpejt, nga ora 4 ra ai tërmeti i madh, ulërinte shumë mbesa, nuk pata mundësi të dilja se u bllokua dera e dhomës, pasi u tund, bëri goditje lart poshtë, ranë mbi mua internet po qe hapësira 30 cm, nuk shtyhej, dola nga kartonxhesi, ai ishte thyer, kam hyrë dhe dal në pallatin tjetër që i ishte shembur garazhi, dola zvarrë. Pyet ku ëhstë pallati, gjithçka kishte rënë. Roza, Diena, vajza e vogël brenda. Vajza thoshte babi shpëtomëni këtu jam, mamin nuk e shoh. Time shoqe e kishte goditur me të parën si duket.

Rama: Më thanë në Durrës e Thumanë është problem i madh dhe unë mora makinën për 35 minuta nga tërmeti, ka qenë 4.30, pashë Edisonin aty se kërkonte kunatin me motrën dhe thashë bobo…

Meçja: Fati i keq ca të them, aty ndenja se mos shpëtoja vajzën, ajo nuk më thoshte që e vogla kishte mbaruar. Djalin qe e kam ne Itali e kisha percjelle te shtunen, ishim te gjithe bashke dhe me tha, babi paskemi jetuar me vdekjen.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular