BallinaAktualitetArben Ahmetaj ministër shteti për rindërtimin/Berisha: Mëlçitë e qingjit në qafë te...

Arben Ahmetaj ministër shteti për rindërtimin/Berisha: Mëlçitë e qingjit në qafë te Ujkut

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar propozimin e Kryeministri për të emëruar Arben Ahmetaj si ministër Shteti për Rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti i rënë më 26 nëntor, ku la pas 51 viktima dhe mijëra banesa të shkatërruara.

Pas dekretimit të Metës, kryetari aktual i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë është Ministri i Shtetit për Rindërtimin.

Por ky emërim nuk ka kaluar pa komentin e ish kryeministrit Sali Berisha.

“Mëlçitë e qingjit në qafë te Ujkut…”, shkruan Berisha në postimin e tij duke e shoqëruar edhe me një foto ku Ahmetaj shfaqet i qeshur përkrah kryeministrit Edi Rama.

Image

Arben Ahmetaj ka qenë në shënjestër të akuzave të opozitës për korrupsion.

Në vitin 2016 Patria Demokratike hodhi akuzat ndaj ministrit Arben Ahmetaj se ka udhëtuar dhjetëra herë me avionë çarter jashtë vendit, me një kosto të madhe për çdo fluturim që rëndon në xhepat e taksapaguesve shqiptarë.

Rasti i inceneratorëve

Partia Demokratike në dhjetor të vitit 2017 e akuzoi Ahmetajn, në atë kohë ministër i Financave dhe Ekonomisë se po vidhte qindra milionë euro për tre inceneratorë.

Përmes një prononcimi nga selia e PD-së, Jamarbër Malltezi solli detaje për skemën e asaj që e quajti zhvatje të miliona eurove për të ndërtuar 3 fabrikat e djegies së plehrave në Elbasan,  Fier dhe Tiranë, inceneratorëve fantazëm.

Raporti i DASH i vitit 2018 për Shqipërinë: Koncensionet cënojnë konkurrencën

Departmenti Amerikan i Shtetit (DASH) publikoi raportin e pritur për klimën e investimeve për Shqipërinë për vitin 2018.

Në të mbizotëronin shqetësimet për korrupsionin, mungesën e transparencës në tendera, teksa Shqipëria konsiderohej si një vend i vështirë për të bërë biznes dhe ku favorizohen kompanitë e lidhura me politikën.

Me shqetësim raportoheshin dhe projektet e partneritetit publik privat, të cilat vlerësoheshin se kanë kufizuar konkurrencën, ndërsa nuk ka një analizë kosto-përfitime të tyre. Tjetërsimi i pronësisë ishte një tjetër problem që kanë raportuar investitorët e huaj.

“Qeveria kishte nënshkruar më shumë se 200 kontrata PPP deri në fund të vitit 2017”, thuhej në raport.

Ndërsa Ahmetaj, pas publikimit të këtij raporti doli  në një konferencë për shtyp ku tha se kontratat e partneritetit publik privat nuk janë një shpikje shqiptare, por që përdoren në gjithë botën.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular