BallinaKronikeE rëndë në Peqin/Djali i punonjësit të burgut vritet me plumb në...

E rëndë në Peqin/Djali i punonjësit të burgut vritet me plumb në kokë, plagoset edhe një 21 vjeçar. Policia jep detaje

Një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Përparim të Peqinit mbrëmjen e sotme. Viktima është 23 vjeçari, Andi Zylyfi.

I riu është qëlluar në kokë nga një automjet në ecje. 23 vjeçari është djali i një punonjësi të burgut të Peqinit.

I plagosuri është një 21 vjeçar, i quajtur Ardit Uruçi, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ende nuk dihen motivet e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë lokale:

Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Përparim,  në drejtim të një mjeti është qëlluar me armë zjarri në rrethanat ende të paqarta, dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur shtetasit: A.Z., rreth 23 vjeç dhe A.U., 21 vjeç, banues në fshatin Përparim, Peqin, të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit për pasojë shtetasi A.Z., ka ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të Qytetit të Peqinit.

Policia ka ngritur pika kontrolli ne akset rrugore dhe po krihet zona ku dyshohet se janë larguar autorët.

Në ndihmë të Policisë së Elbasanit janë nisur dhe një grupe FNSH-së si dhe Specialistë të Departamentit të Policisë Kriminale.

Po punohet intensivisht me grup të posaçëm hetimor  për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular