Pavarësisht fatkeqësisë natyrore nga tërmeti, ish deputeti dhe kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi akuzon kryeministrin Edi Rama se nuk e ka ndaluar axhendën e vet të korrupsionit, akaparimin e shtetit dhe “përdhunimin” e institucioneve.
Sipas tij, atë që Rama e konsideron sakricë për këtë situatë, po e ndërmerr në kurriz të qytetarëve.
Shehi shton se, e vetmja që nuk ndryshon dhe s’u ka rënë tërmeti janë PPP. Faturat e tyre për vitin që vjen do të jetë më e madhe se e tërmetit.
“Do paguajmë rrogat, pensionet është normale. Por pasi po u kërkon sakrificë institucioneve dhe është normale, e vetmja që nuk ndryshon dhe s’u ka rënë tërmeti janë PPP. Faturat e PPP-ve për vitin që vjen do të jetë më e madhe se e tërmetit. Pse nuk merr përsipër që një pjesë e PPP-ve, nuk e zgjidhin këtë punë këto, por ka prej atyre që janë haptazi vjedhje, ka prej atyre që mund të rinegociohen pagesat, ka prej atyre që mund të hiqen fare. Nuk ka ndërprerë asnjë nga vjedhjet që shkojnë te grushti i tij dhe i kërkon sakrifica maksimale financiare punëtorit të thjeshtë, mësuesit që ka 6 vjet nuk i rritet rroga. Në emër të kësaj që i ra Shqipërisë do të bllokojë çdo gjë tjetër”, u shpreh ish-deputeti i opozitës.