BallinaRajoniHaradinaj: U munduan të më shantazhojnë mua dhe Kosovën, ua plasa fytyrës

Haradinaj: U munduan të më shantazhojnë mua dhe Kosovën, ua plasa fytyrës

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, në emisionin “A Show”, me Adi Krastën, të transmetuar në T7, ka thënë se e ka çliruar shtetin nga ata që u munduan që të shantazhonin atë dhe shtetin e Kosovës.

“Unë e kam çliruar shtetin prej atyre që janë munduar që të më shantazhonin mua dhe të tjerët, të shantazhonin shtetin e Kosovës. Ua kam jep fytyrës shantazhin”, është shprehur Haradinaj, përcjell Express.

Ai gjithashtu tregoi se gjatë zgjedhjeve humbi vota nga Serbia.

“Unë kam humbur vota edhe nga Serbia sepse ekziston mundësia me u ndiku përmes forcës së butë, interesave të caktuara, në kohën kur unë e vendosa taksën kundër Serbisë”, ka thënë Haradinaj.

Tutje, ai tregoi se është falënderues që mori 100 mijë vota në zgjedhjet e fundit për kundër asj që sipas tij i doli kundër SHBA’ve, Federica Mogherinit dhe taskës.

“Gjatë mandatit tim si kryeministër unë dola kundër SHBA-së, Mogherinit, taksës, të gjithëve, pra për mua 100 mijë vota janë shumë dhe jam falënderues”, shtoi Haradinaj.

© SYRI.net

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular