BallinaAktualitetThe Telegraph: Kush e ka thënë këtë, Jeremy Corbyn apo Enver Hoxha?

The Telegraph: Kush e ka thënë këtë, Jeremy Corbyn apo Enver Hoxha?

Lideri i laburistëve angelzë, Jeremy Corbyn citoi diktatorin shqiptar Enver Hoxha në festën që laburistët zhvilluan një ditë më parë për Krishtilindje.

Duke e përshkruar atë si një “udhëheqës të fortë” lideri laburist e citoi atë duke thënë: “ky vit do të jetë më i vështirë se ai i kaluari”. Këshilltarët e Corbyn u përpoqën menjëherë të relativizonin referencën që bëri ai, duke e quajtur si “humor”. Por shumë pak qeshën me këtë.

“Sigurisht Corbyn nuk kishte për qëllim t’u kujtonte njerëzve që ai ishte pjesë e një ekstremit të tillë të së majtës politike”, shkruajti ish –këshilltari laburist John McTernan. “Por tani del që nuk ishte gabim – ishte ajo çfarë ai është”.

“Por sa të ngjashëm janë lideri laburist dhe Hoxha, udhëheqësi i Partisë së Punës?”, pyet gazeta britanike The Telegraph.

Për të parë ngjashmërinë ajo u drejtohet lexuesve të saj me një pyetësor, duke i pyetur nëse arrijnë të dallojnë se të kujt janë citatet e mëposhtme.

Gazeta sqaron: (Për ta bërë të qartë, ne thjesht po krahasojmë retorikën në këtë pyetësor. Enver Hoxha akuzohet për vrasjen, torturën dhe burgosjen e rreth 100 mijë shqiptarëve, ndërsa Corbyn është një lider i zgjedhur në mënyrë demokratike, i cili mendon se është ide e mirë që të citosh fjalë të diktatorëve vrasës në festat e Krishtilindjes).

Testin mund ta kryeni duke klikuar në linkun e mëposhtëm:

https://www.telegraph.co.uk/news/politics/Jeremy_Corbyn/12041036/Who-said-it-Jeremy-Corbyn-or-Enver-Hoxha.html

Image

Lapsi.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular