Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme të cilat po mbajnë në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë mot me rreshje shiu dhe bore në zonat malore.
E premte, 13 dhjetor 2016
Moti do të jetë me vranësira mesatare të pasuara nga rreshje shiu me stuhi në zonën e Ultësirës perëndimore, ndërsa në zonat malore do të ketë rreshje bore. Era do të jetë e vrullshme me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 1,0-1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mëngjes.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 2/8°C
Zonat e ulëta 6/16°C
Zonat bregdetare 10/17°C
Kosova për të premten, 13 dhjetor 2019: Moti do të jetë me vranësira dhe rreshje shiu të her pas hershme. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 2°C në mëngjes deri në 10°C gradë Celcius në mesditë.
E shtunë, 14 dhjetor 2016
E shtunë, 14 dhjetor 2019 vendi ynë do të ndikohet në orët e para të mëngjesit nga kalimi i një fronti të fothtë ku priten rreshje shiu me intesitet dhe stuhi në zonën e Ultësirës perëndimore, ndërsa në zonat malore në lartësi 600-800 metra do të ketë rreshje bore. Pasdite moti do të përmirësohet.Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,0-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 0/8°C
Zonat e ulëta 7/16°C
Zonat bregdetare 10/17°C
RTSH/ Meteorologe: Rezarta Xhakollari