BallinaKryesoreMoti, ku priten shira dhe borë të premten dhe të shtunën

Moti, ku priten shira dhe borë të premten dhe të shtunën

Gadishulli i Ballkanit  po ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme të cilat po mbajnë në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë  mot me rreshje shiu dhe bore në zonat malore.

E premte, 13 dhjetor 2016

Moti do të jetë me vranësira mesatare të pasuara nga rreshje shiu me stuhi në zonën e Ultësirës perëndimore, ndërsa në zonat malore do të ketë rreshje bore. Era do të jetë e vrullshme me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 1,0-1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mëngjes.
Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore 2/8°C

Zonat e ulëta  6/16°C

Zonat bregdetare 10/17°C

Kosova për të premten, 13 dhjetor 2019: Moti do të jetë me vranësira dhe rreshje shiu të her pas hershme. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 2°C në mëngjes deri në 10°C gradë Celcius në mesditë.

E shtunë, 14 dhjetor 2016

E shtunë, 14 dhjetor 2019 vendi ynë do të ndikohet në orët e para të mëngjesit nga kalimi i një fronti të fothtë ku priten rreshje shiu me intesitet dhe stuhi në zonën e Ultësirës perëndimore, ndërsa në zonat malore në lartësi 600-800 metra do të ketë rreshje bore. Pasdite moti do të përmirësohet.Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,0-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore 0/8°C

Zonat e ulëta  7/16°C

Zonat bregdetare 10/17°C

RTSH/ Meteorologe: Rezarta Xhakollari

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular