BallinaAktualitetPresidenti Meta rikthen drejtorin e shkarkuar nga Xhaçka, ja posti që do...

Presidenti Meta rikthen drejtorin e shkarkuar nga Xhaçka, ja posti që do mbajë Shemsi Prençi

Vetem pak pasi deklaroi se do te emeroje pa asnje vonese Arben Ahmetajn si minister per Rindertimin, me kerkese te kryeministrit Rama, kreu i Shtetit ben me dije nje tjeter emerim.

shemsi-prenci-840x440

“Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vendosur të emërojë Shemsi Prençi Këshilltar të Posaçëm për Emergjencat Civile”- njofton zedhenesi i Presidentit, me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook.

Shkarkimi nga ministrja Xhaçka

Emri i Prençit eshte i njohur, pasi me heret ka qene ne krye të Emergjencave Civile, por eshte shkarkuar nga Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ne janar te vitit 2018. Nje dite pas shkarkimit, Prençi i fundit, i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në Neës24, tha se ka patur edhe më herët tentativa për t’a zëvendësuar pasi nuk kishte gjetur të njëjtën gjuhë me ministren.

 

prenci

“Unë ministres ia kam bërë të ditur me memo e raporte të përditshme. E kam informuar gjithmonë. Uroj që memot që kam dërguar të mos ketë patur kohë t’i ketë lexuar, se nëse ka patur kohë e nuk i ka lexuar atëherë është gjëja më e keqe. Sistemi i emergjencave është në Tokë. Ne në 4 vite bëmë të mundur falë ndihmës së vendeve europiane ngritëm një standart gati europian, por kur kaloi në dorë të ministrisë, sistemi i mbrojtjes civile kaloi në garnizon ushtarak. Në Shqipëri u bë një hap mbrapa, ndërkohë që bota kaloi në Civil Protection ne kaluam në Civil Defence, me ushtrinë. Emergjencat Civile duhet të jenë pjesë e ministrisë së Brendshme, aty vëmendja është më e përqëndruar, kur kaluam në Ministrinë e Mbrojtjes, çdo gjë kaloi në shtabin e përgjithshëm. Janë bërë gabime trashanike, por ne kemi informuar gjithmonë se si duhet të ndodhë. E kam pritur lirimin nga detyra, që në janar, madje dhe vetë nuk ndihesha mirë. Tani ndihem mirë, nuk kuptoheshim mirë me Ministren. Ndoshta ngaqë vetëm unë drejtor nga Veriu, e ndoshta s’më kuptonte gjuhën”- tha ai ne ate deklarate.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular