BallinaKryesorePD nxjerr dokumentin me emra dhe flet për skandal: Ja çfarë bën...

PD nxjerr dokumentin me emra dhe flet për skandal: Ja çfarë bën familja e kryetarit të PS në Manzë

spot_img
spot_img

Partia Demoratike ka publikuar listën e “skandalit” siç e quan ajo, me bonuset e qerave për tërmetin. Ne kete liste, sipas PD bie ne sy se militantët socialistë marrin qera të shumëfishta.

“Një rast i tillë është provuar me Manzën. Ajo është një nga zonat më të godituar nga tërmeti, por shumë banorë vazhdojnë të flenë në çadra, ndërsa drejtuesit socialistë zhvasin bonuset e qerasë që nuk u takojnë. Për Manzën janë dhënë 7 bonuse qeraje, 3 prej të cilave janë për familjen e Kryetarit të Partisë Socialiste të fshatit Radë, Armand Basha”, thuhet ne denoncimin e PD.

 

DEKLARATE E PARTISE DEMOKRATIKE

 

SKANDAL! Provohet abuzimi i qeverisë me bonuset e qerave për tërmetin. Militantët socialistë marrin qera të shumëfishta.

8497b79a-d791-4589-9a80-e403989e1f0b

Bashkia e Durrësit publikoi pak ditë më parë familjet që përfitojnë bonuset e qerasë për shkak të dëmtimeve të shtëpive të tyre pas tërmetit të 26 nëntorit. Në media janë publikuar shpesh herë akuzat e banorëve të Durrësit dhe zonave përreth, më të godituart ga tërmeti, se qeveria po i diskriminon ata banorë që njihen si kundërshtarë politikë, duke favorizuar deri në abuzim militantët e saj.

Një rast i tillë është provuar me Manzën. Ajo është një nga zonat më të godituar nga tërmeti, por shumë banorë vazhdojnë të flenë në çadra, ndërsa drejtuesit socialistë zhvasin bonuset e qerasë që nuk u takojnë. Për Manzën janë dhënë 7 bonuse qeraje, 3 prej të cilave janë për familjen e Kryetarit të Partisë Socialiste të fshatit Radë, Armand Basha. Ai është njëkohësisht shpërndarës i ndihmave në Manzë dhe pronar i firmës së ndërtimit “Armandi shpk.”.

Siç tregon dokumenti, bonus qeraje ka përfituar edhe babai i Kryetarit të PS, Hysni Basha, edhe ky ndërtues dhe gjyshi i Kryetarit të PS, Murat Basha. Të tre këta jetojnë në një shtëpi, por paratë për qeranë e kanë marrë sikur të jetonin të ndarë për arsyen e vetme se drejtojnë Partinë Socialiste në zonën e Manzës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular