Qendra Vullnetare’ në Bubq, për më shumë se dy javësh vijon punën pa ndërprerje për tu ardhur në ndihmë banorëve të zonës.
Përveç bazës materiale dhe veshmbathjeve, kjo qendër e kryesuar nga aktivisti dhe gazetari Aulon kalaja, si dhe shumë anëtarë të tjerë po kujdesen edhe për ushqyerjen e këtyre banorëve të cilët janë prekur nga tërmeti.
Aktivistët e kësaj qendre në bashkëpunim me kuzhinierë të njohur, janë kujdesur që banorët e Bubqit të ushqehen çdo vakt me ushqime të ngrohta.
Kujtojmë që kjo qendër vullnetare është vizituar edhe nga divat e muzikës shqiptare në botë si Bebe Rexha dhe sopranoja e madhe, Inva Mula.