Nga Kastriot Dervishi
Menjëherë, pasi Shqipëria u “rreshtua në anën e duhur të historisë” (koncept komunist i disa komunistëve ky), shpërblimi i parë ishin arrestimet dhe vjedhjet e organizuara. U shkatërrua gjithë shteti dhe struktura bazë e shoqërisë.
Statistikat tregojnë se “muaji i parë i lirisë”, pra janari i vitit 1945 ka pasur 693 të arrestuar, një shifër e lartë kjo për një vend që nuk kalonte as 1 milion banorët. Spikat në këtë shifër të ndarë sipas prefekturave, padyshim Shkodra, e cila ka rreth gjysmën e të arrestuarve. Si mesatare i bie që gjatë këtij muaji arrestoheshin rreth 23 persona në ditë, ndërsa gjysma e tyre vetëm në Shkodër.
Arrestimet në janar 1945
Shkodra, 322
Tirana, 81
Vlora, 80
Gjirokastra, 50
Korça, 60
Elbasani, 32
Berati, 31
Peshkopia, 7
Durrësi, 30
Gjithsej 693 persona