Më shumë se gjysma e popullsisë së qytetit italian të Brindisit janë evakuuar nga banesat e tyre pas gjetjes së një bombe të pashpërthyer të Luftës së Dytë Botërore.
Më shumë se 54.000 njerëz, në qytetin me 80.000 banorë, u urdhëruan të linin shtëpitë e tyre në orën 08:00 të mëngjesit.
Kjo është bomba e parë e Luftës së Dytë Botërore e gjetur në qytet që nga viti 1945 dhe ky është evakuimi më i madh i bërë në Itali që nga fundi i luftës.
Bomba e krijuar nga britanikët, më shumë se tre metra e gjatë dhe me peshë 226 kg, u rrëzua në 1941.
Ajo u gjet në 2 nëntor nga ndërtuesit që po punonin për zgjerimin e një kinemaje.
Bomba u dëmtua gjatë operacionit, duke e bërë atë më të rrezikshme për banorët.
Por për fat të mirë u hoq me sukses nga zona të dielën dhe njerëzit u lejuan të riktheheshin në banesa.