BallinaAktualitetPaketa anti-shpifje/Rama nuk reflekton, censurë medias dhe rrjeteve sociale…

Paketa anti-shpifje/Rama nuk reflekton, censurë medias dhe rrjeteve sociale…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin social Twitter pas kritikave për paketën anti-shpifje, i cilësuar një ligj i qeverisë që ka për qëllim kapjen e mediave dhe censurimin e lirisë së shprehjes.

Pavarësisht zërave kundër që janë në një shumicë të theksuar, kreu i qeverisë nuk bën prapaktheu. Ai risjell në vëmendje edhe njëherë se përveç mediave, edhe rrjetet sociale do i nënshtrohen censurës.

https://

 

Teksa rezervat nga gazetarët dhe organizatat e medias janë shprehur në mënyrë konstante lidhur me ligjin e qeverisë, këtë të hënë u zhvillua nga opozita tryeza për lirinë e medias. Kryeopozitari Lulzim Basha e quajti paketën anti-shpifje të qeverisë Rama, një manovër për të instaluar me ligj censurën ndaj medias. Basha tha se kjo është një vijë e kuqe, ndërsa shtoi se nëse parlamenti bën çmendurinë dhe e miraton këtë ligj, opozita jo vetëm që s’do e njohë, por sapo të ketë përgjegjësinë e qeverisjes do e zhbëjë. Në të njëjtën linjë u shpreh dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

Reagim pati dhe nga opozita parlamentare. Deputetja Rudina Hajdari tha se ligji synon të censurojë dhe kontrollojë median dhe i kërkoi qeverisë të tërheqë paketën.

Paketa ligjore ka hasur kundërshti nga gazetarët, opozita, OSBE, organizata të medias në vend, por edhe të huaja, ndërsa Komisioni i Ligjeve e ka miratuar këtë të hënë në parim. Paketa pritet të kalojë për votim në parlament në seancën e 19 Dhjetorit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular