Të shtunën prokuroria dhe policia njoftuan për arrestimet e para, të dosjes tërmeti. Mes të arrestuarve janë pronarë lokalesh, hotelesh si dhe disa zyrtarë në nivel të ulët.
Dokumentet e prokurorisë, të paktën deri tani, tregojnë për skandale të shumta që në fund të fundit tregojnë fytyrën e vërtetë se si funksionon shteti shqiptar.
Emisioni Opinion këtë të hënë, trajtoi pikërisht valën e arrestimeve, ndërsa qytetarët u pyetën me anë të një sondazhi.
“A duhet të ketë arrestime të niveleve të larta për pasojat e tërmetit shkatërrimtar?” Ishte kjo pyetja e sondazhit, ku morrën pjesë rreth 5500 persona dhe 94 përqind e tyre, kërkojnë arrestime në nivele të larta. / Opinion.al