BallinaUncategorizedSondazhi për dëmet e tërmetit/ Kërkohen arrestime në nivele të larta për...

Sondazhi për dëmet e tërmetit/ Kërkohen arrestime në nivele të larta për abuzimet me ndërtimet

Të shtunën prokuroria dhe policia njoftuan për arrestimet e para, të dosjes tërmeti. Mes të arrestuarve janë pronarë lokalesh, hotelesh si dhe disa zyrtarë në nivel të ulët.

Dokumentet e prokurorisë, të paktën deri tani, tregojnë për skandale të shumta që në fund të fundit tregojnë fytyrën e vërtetë se si funksionon shteti shqiptar.

Emisioni Opinion këtë të hënë, trajtoi pikërisht valën e arrestimeve, ndërsa qytetarët u pyetën me anë të një sondazhi.

“A duhet të ketë arrestime të niveleve të larta për pasojat e tërmetit shkatërrimtar?” Ishte kjo pyetja e sondazhit, ku morrën pjesë rreth 5500 persona dhe 94 përqind e tyre, kërkojnë arrestime në nivele të larta. / Opinion.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular